RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosovës i mohohet pjesëmarrja në Olimpiadën Matematike Ballkanike, Serbia shkel ujdinë e Ohrit

kosoves-i-mohohet-pjesemarrja-ne-olimpiaden-matematike-ballkanike,-serbia-shkel-ujdine-e-ohrit

Më datën 27 mars 2023, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar në MASSEE (The Mathematical Society of South Eastern Europe) për t’ua mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadën Matematike Ballkanike (BMO) nxënësve nga Kosova.

Kosova ka tentuar të anëtarësohet në MASSEE edhe më parë por për fat të keq kërkesat tona vazhdimisht janë refuzuar për shkak të qasjes bllokuese të përfaqësuesve të Serbisë në MASSEE.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar këtë vit në MASSE, për pjesëmarrje në BMO, me shpresë se do të respektohet marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ku saktësisht thuhet se Serbia nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë rajonale apo ndërkombëtare.

“Por për fat të keq, përfaqësuesit e Serbisë refuzojnë ta respektojnë këtë marrëveshje ani pse Bashkimi Evropian është garantues i zbatimit të saj”, thuhet tutje në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.

Kujtojmë një prej pikave të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë është që kjo e fundit të mos pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Related posts

Ushtria izraelite njofton se vrau aksidentalisht pesë trupa të saj

admin

Vdekja e punonjësve të ndihmës në Gaza, Biden dhe Netanyahu do të zhvillojnë bisedime në telefon

admin

Papa u bën thirrje të krishterëve të përfshirë në luftëra të shqyrtojnë ndërgjegjen e tyre

admin