RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i mbrojtjes ruse mbërrin në Iran mes përshkallëzimit në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit

shefi-i-mbrojtjes-ruse-mberrin-ne-iran-mes-pershkallezimit-ne-rajonin-e-karabakut-te-azerbajxhanit

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, ka mbërritur në Teheran për bisedime me udhëheqjen e Iranit, pikërisht pasi situata në Karabakun e afërt u përshkallëzua, me Azerbajxhanin që njoftoi fillimin e masave “kundër terrorizmit” në rajon, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë tha se vizita e ministrit Shoygu ka për qëllim të ndihmojë në forcimin e lidhjeve ushtarake ruso-iraniane, si dhe do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Iranit kohëve të fundit kanë qenë të lëkundshme për shkak të mbështetjes së Teheranit për Armeninë fqinje dhe një sulmi këtë janar ndaj Ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran.

Rusia është aleati i Armenisë në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive, por udhëheqja e vendit kohëve të fundit ka bërë lëvizje për ta afruar atë me SHBA-në, rivalin kryesor të Moskës.

Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit në nivel ndërkombëtar.

Në vjeshtën e vitit 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen gjatë 44 ditëve të përleshjeve. Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.

Megjithatë, tensionet midis dy vendeve vazhdojnë pavarësisht bisedimeve në vazhdim mbi një marrëveshje afatgjate të paqes.

Related posts

Osmani takohet me liderë botërorë në Samitin e Frankofonisë

admin

Vdiq një pacient në Repartin e Psikiatrisë, ia vuri flakën dhomës

rezart morina

Të paktën 29 të vdekur nga sulmet në Nagorno-Karabakh, Guterres bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit

admin