RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ publikon raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të 93 subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025

kqz-publikon-raportet-e-paaudituara-te-deklarimit-financiar-te-fushates-zgjedhore-te-93-subjekteve-politike-per-zgjedhjet-lokale-2025

Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025.

Sipas këtij ligji, është detyrim ligjor për subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ.

Raportet e deklarimit financiar të fushatës për subjektet politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet financiare të fushatave zgjedhore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/

 Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, sqarojmë se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Related posts

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton buxhetin për vitin 2026

admin

Britania projektligj për refugjatët nga Ruanda

admin

Këshilli i Sigurimit në OKB diskuton sot për Kosovën, presidentja Osmani përballet me Vuçiç

admin