RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja me takim mbi kërcënimet e mundshme të inteligjencës artificiale

okb-ja-me-takim-mbi-kercenimet-e-mundshme-te-inteligjences-artificiale

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do ta mbajë takimin e parë mbi kërcënimet e mundshme të inteligjencës artificiale për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, e organizuar nga Mbretëria e Bashkuar, raportoi të martën Associated Press.

Ky takim do të mbahet pasi përveç potencialit të jashtëzakonshëm, po shihen edhe rreziqe të mëdha në lidhje me përdorimin e mundshëm të AI-së, si në armët autonome ose në kontrollin e armëve nukleare.

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Barbara Woodward, ka njoftuar të hënën takimin e 18 korrikut si kryesinë e presidencës së saj të këshillit këtë muaj. Ai do të përfshijë informime nga ekspertë ndërkombëtarë të AI-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres.

Woodwardi ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të inkurajojë një qasje për të menaxhuar si mundësitë e mëdha ashtu edhe rreziqet që inteligjenca artificiale ka për të gjithë.

Woodward tha se takimi i Këshillit të Sigurimit, që do të kryesohet nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, do të ofrojë një mundësi për të dëgjuar pikëpamjet e ekspertëve mbi AI-në, e cila është një teknologji shumë e re që po zhvillohet shumë shpejt, dhe për të filluar një diskutim midis 15 anëtarëve të këshillit mbi implikimet e saj. /koha

Related posts

Myftiu Tërnava pritet që sonte të hyjë në brendësi të Qabesë

Muhamet Ramadani

Specialja pranon edhe 84 viktima në rastin Thaçi dhe të tjerët

Muhamet Ramadani

Kërcënimet nga Irani dhe aleatët e tij, SHBA do të dërgojë më shumë luftanije e avionë luftarakë në Lindjen e Mesme! Tensionet në rajon janë shumë të larta

admin