RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Rusia do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet me administratën e re siriane

kremlini:-rusia-do-te-vazhdoje-te-zhvilloje-marredheniet-me-administraten-e-re-siriane

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia vazhdon të zhvillojë marrëdhënie me administratën e re siriane, pavarësisht nga kontaktet e tyre në SHBA, transmeton Anadolu.

Ai theksoi se Rusia vazhdon punën e saj në procesin e nisjes së testeve të armëve bërthamore. “Në përputhje me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin, puna për këtë çështje është duke vazhduar dhe nuk kemi zhvillime të reja për të raportuar”, tha Peskov.

Peskov shtoi se ata nuk kanë marrë sqarim nga SHBA-ja lidhur me vërejtjet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se vendi i tij do të nisë një test bërthamor.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me rrjedhën e ardhshme të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Sirisë pas vizitës së presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa në SHBA, Peskov tha: “Nuk mendoj se vizita lidhet me marrëdhëniet tona”.

Peskov tha se presidenti sirian pati një takim të gjatë me Putinin në Moskë më parë. “Ne vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie me udhëheqjen e re siriane. Shpresojmë që marrëdhëniet tona dypalëshe do të zhvillohen në mënyrë të pavarur”, tha ai.

Related posts

Iku me gomone në Angli për një jetë më të mirë, por përfundoi duke u kujdesur për kanabis! Arrestohet 26-vjeçari shqiptar, si ra në grackën e grupeve kriminale për shkak të borxheve

admin

ICU: Gjermania kurrë nuk ka parë kaq shumë njerëz të sëmurë

admin

“Kthehu në Shqipëri” – Sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare: Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

Kushtrim Guraj