RTV AHIRETI
Lajme

Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngre aktakuzē ndaj ministres Rozeta Hajdari

skandali-me-rezervat-shteterore,-prokuroria-speciale-ngre-aktakuze-ndaj-ministres-rozeta-hajdari

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres sē Tregtisë, Industrisē e Ndërmarrēsisē,Rozeta Hajdari.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet ministrja Hajdari.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sapo ta ketë pranuar tē plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohet për media.

Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale nē Gjykatēn Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media. Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën m të vështirë – sigurimin e rezervēs shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022″, ka shkruar ajo.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte pēr miell, sheqer e vaj.

The post Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngre aktakuzē ndaj ministres Rozeta Hajdari first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“Po provokon Uashingtonin!”, Kupchan: Kurti t’i dëgjojë aleatët për hapjen e Urës së Ibrit

admin

Kuvendi dështoi t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, pasoja edhe për studentët

Muhamet Ramadani

Dyshohet se kanë bashkëpunuar me Rusinë dhe Bjellorusinë, vihen në pranga 18 shtetas në Poloni

admin