RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kristersson: Suedia dhe Turqia rifillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO

kristersson:-suedia-dhe-turqia-rifillojne-bisedimet-per-anetaresim-ne-nato

Suedia dhe Turqia planifikojnë të rifillojnë diskutimet në mars për anëtarësimin e Suedisë në NATO, tha kryeministri Ulf Kristersson për televizionin suedez.

“Tashmë na është dhënë një datë për këtë diskutim”, tha Kristersson për transmetuesin SVT, pa dhënë një datë të saktë.

Suedia, së bashku me Finlandën, aplikuan për anëtarësim në NATO në maj, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Të 30 anëtarët ekzistues të aleancës së mbrojtjes duhet të ratifikojnë pranimin e çdo vendi të ri.

Por, Turqia ka bllokuar procedurën për një kohë të gjatë, duke akuzuar veçanërisht Suedinë se nuk ka marrë masa të mjaftueshme kundër persopnave dhe organizatave që Ankaraja i klasifikon si terroriste.

Në fund të janarit, Turqia anuloi konsultimet e planifikuara me Suedinë dhe Finlandën të planifikuara për në shkurt, sipas raporteve të medias.

Masa erdhi pasi një politikan i ekstremit të djathtë i vuri zjarrin një Kurani përpara një xhamie në Stokholm. /atsh

Related posts

Hamasi thotë se ka shkatërruar më shumë se 150 automjete të ushtrisë izraelite

Muhamet Ramadani

Osmani e takon në Zvicër këshilltarin kryesor të Biden, thotë se kanë folur për rritjen e bashkëpunimit

Muhamet Ramadani

Presidentja Osmani për kërcënimet e Vuçiçit ndaj Kosovës: Do të dalë sërish i dështuar

admin