Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur në lidhje me rolin e Turqisë në lidhje me luftën ën Ukrainë.
Teksa mori pjesë në Forumin Politika dhe Paradigmat e Reja në Stamboll, ai u shpreh se tashmë Turqia ka shfaqur “fuqinë e saj diplomatike” gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, duke qenë një shembull pozitiv sipas tij.
“Roli ynë kritik në hapjen dhe mirëmbajtjen e korridorit të grurit, si dhe shkëmbimet e të burgosurve (midis Rusisë dhe Ukrainës), është një shembull i rëndësishëm i fuqisë diplomatike të Turqisë. Turqia ka luajtur rolin e një force balancuese që nga fillimi i luftës në shkurt, falë marrëdhënieve tona me presidentët rus dhe ukrainas dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së”, tha Erdogan.
Kujtojmë se Turqia ishte përsëri në ballë të përpjekjeve ndërmjetësuese këtë javë, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e grurit e nënshkruar nga Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina në Stamboll në korrik të këtij viti.
Kujtojmë se edhe në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, ishte Turqia ajo që kishte rolin kryesor në arritjen e ndërmjetësimit.
Biz ilklerin, kırılması zor rekorların partisi olmanın yanında Türkiye’de siyasetin parametrelerini de kökten değiştirmiş bir siyasi teşekkülüz. pic.twitter.com/416jZv6jgJ
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) November 5, 2022