RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza energjetike e Europës, cilat vende kanë shtëpitë më të mira dhe më të izoluara?

kriza-energjetike-e-europes,-cilat-vende-kane-shtepite-me-te-mira-dhe-me-te-izoluara?

Ndërkohë që moti i ftohtë po pushton Europën, shumë njerëz janë thellësisht të shqetësuar për faturat e tyre për ngrohjen.

Çmimet e energjisë kanë arritur nivele stratosferike pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe Komisioni Euopian u ka bërë thirrje vendeve që t’i japin përparësi izolimit të ndërtesave këtë dimër.

Por, jo të gjithë qytetarët po e ndiejnë të ftohtin – apo rritjen e faturave të energjisë – në të njëjtat përmasa. Studimet e fundit tregojnë se humbjet e temperaturës në shtëpitë europiane ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në vendet e ndryshme të Europës.

Këto dallime vijnë për shkak të cilësisë së izolimit të ndërtesave, pasi temperaturat e jashtme u standardizuan në 0°C për të gjitha vendet e marra në analizë.

Cili vend ka izolimet më të këqija?

Humbjet e temperaturës të shtëpive janë më të lartat në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka stokun më të vjetër të banesave në të gjithë Europën: 37 për qind e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar janë ndërtuar përpara vitit 1946.

Kompania e menaxhimit inteligjent të temperaturës së shtëpive, tado°, ekzaminoi 80,000 shtëpi në 11 vende europiane midis dhjetorit të vitit 2019 dhe janarit të vitit 2020, për të arritur në këtë përfundim.

Ajo zbuloi se një shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar me një temperaturë të brendshme prej 20°C dhe temperaturë të jashtme prej 0°C humbet mesatarisht 3°C pas pesë orësh.

Cili vend ka izolimin më të mirë?

Norvegjia me 0,9°C dhe Gjermania me 1°C janë vendet me nivelin më të ulët të humbjeve të temperaturave të shtëpive.

Kjo do të thotë se shtëpitë në Mbretërinë e Bashkuar e humbasin nxehtësinë tre herë më shpejt se shtëpitë në Norvegji dhe në Gjermani.

Mbretëria e Bashkuar pasohet nga Belgjika (2.9 °C), Franca (2.5 °C), Holanda (2.4 °C) dhe Spanja (2.2 °C). Humbja e nxehtësisë është më e lartë në këto pesë vende sesa humbja mesatare (1.8 °C) e të gjitha vendeve të vlerësuara.

Suedia, Danimarka dhe Austria kanë humbje mesatare të temperaturës së shtëpive prej 1.2 °C. Në Itali, kjo vlerë është 1,5 °C. /euronews

Related posts

Vajza e policit të vrarë: Do të jemi gjithmonë krenarë me heroizmin tënd

rezart morina

Escobar vjen këtë javë në Kosovë dhe Serbi

rezart morina

BE: Rebelimi i Grupit Wagner, çështje e brendshme e Rusisë

rezart morina