RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje masive nga nesër

kru-prishtina-paralajmeron-shkycje-masive-nga-neser

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar aksion intensiv në kryeqytet me disa ekipe të shkyçjes, duke filluar që nga nesër.

“Nga dita e nesërme, 19 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00 do të rifillojmë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha. Nesër, me asistencë të Policisë së Kosovës, shkyçjet do realizohen në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Kjo për shkak të borxheve që arrijnë deri në 45 milionë euro.

“Ua kujtojmë që, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha”, thuhet tutje në njoftim.

Related posts

Gjyqi në Hagë/ Rama: Kërkesa e prokurorëve për ish-krerët e UÇK, bombë mbi Kosovën dhe votëbesimit të qeverisë së re!

admin

Qeveria e Kosovës pagoi mbi 76 mijë euro paga për 20 pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” gjatë vitit 2022

admin

Kurti të hënën në vizitë në Maqedoni të Veriut

Muhamet Ramadani