Kryeministri i Irakut është takuar, të dielën, me presidentin sirian, Bashar al-Assad, në Damask, në një udhëtim të parë të këtij lloji që nga fillimi i konfliktit 12-vjeçar.
Iraku dhe Siria kanë pasur marrëdhënie të ngushta prej vitesh.
Presidenti al-Assad priti kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudanin, i cili kryesoi një delegacion të rangut të lartë, në pallatin presidencial në Damask. Ata diskutuan marrëdhëniet e ndërsjella dhe bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje, sipas zyrës së presidentit të Sirisë.
Nga zyra e kryeministrit al-Sudani, deklaruan se u zhvilluan bisedime rreth mënyrave të zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e tregtisë, ekonomisë, transportit, turizmit, në luftën kundër ndryshimeve klimatike si dhe për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.
Bashkëpunimi për sigurinë kundër grupeve ekstremiste ka të ngjarë të jetë në krye të agjendës dyditore të vizitës. /koha