RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë mbretëresha britanike Elizabeth II

nderron-jete-mbreteresha-britanike-elizabeth-ii

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë, Mbretëresha Elizabeth II, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, njoftoi Pallati Buckingham, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mbretëresha vdiq paqësisht” në Pallatin Balmoral në Skoci këtë pasdite, tha pallati.

Trupi i pajetë i mbretëreshës do të dërgohet në Londër nesër.

Mbretëresha kishte probleme me lëvizjen dhe shëndetin për 12 muajt e fundit për shkak të moshës së shtyrë.

Asaj iu desh të anulonte shumë angazhime për shkak të problemeve dhe me këshillë mjekësore.

Paraqitja e saj e fundit publike ishte gjatë festimit të Jubileut të Platinumit në qershor, me rastin e 70-vjetorit të ngritjes në fronin britanik.

Një deklaratë më herët gjatë ditës u njoftua se mbretëresha ishte nën “mbikëqyrje mjekësore” në pronën e saj Balmoral në Aberdeenshire të Skocisë. /aa

Related posts

Migracioni i paligjshëm/ Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë të përbashkët bashkëpunimi

Muhamet Ramadani

Moti i keq në Itali mbyt jahtin me 22 persona në bord, 7 prej tyre rezultojnë të zhdukur

admin

Rritet në 72,247 numri i viktimave në Gaza

RTI