Gjatë vizitës që kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida zhvilloi në rajonin Wakayama në juglindje të vendit ka ndodhur një shpërthim, transmeton Anadolu.
Kryeministri Kishida mori pjesë në aktivitetin e kandidatit të Partisë Liberal Demokratike (LDP) në pushtet në rajonin Wakayama të cilin ai e vizitoi në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ndërmjetme të Këshillit lokal.
Kishida u takua me kandidatin e LDP në afërsi të portit të peshkimit Saikazaki në rajon në orën 11:30 sipas kohës lokale dhe diskutuan për procesin zgjedhor.
Para se kryeministri të mbante fjalim, në pikën ku ai ndodhej u dëgjua shpërthimi. Kishida u evakuua nga vendi i ngjarjes pa marrë plagë.
Media lokale ka bërë parashikimin se zëri i shpërthimit mund të jetë një lloj bombe tymëse e cila nxjerr tym dhe është e ngjashme me një tub të lëshuar në pikën ku ndodhej kryeministri japonez Kishida.
Hunting the Prime Minister has become a national pastime in Japan.
The moment of throwing an explosive device at Japanese Prime Minister Fumio Kishida and detaining the suspect.
https://t.co/eXFHk4Kdqe pic.twitter.com/QcSCuEO2Gw— Victor vicktop55 (@vicktop55) April 15, 2023