RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri serb: Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vende vëllazërore dhe miqësore

kryeministri-serb:-serbia-dhe-maqedonia-e-veriut-jane-vende-vellazerore-dhe-miqesore

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut deklaroi se vendi i tij dhe Maqedonia e Veriut janë vende vëllazërore dhe miqësore, raporton Anadolu.

Macut u takua në Beograd me kryetaren e Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare maqedonase, Zorica Mitroviq.

Tema e bisedës ishte avancimi i pozitës së anëtarëve të pakicës maqedonase në Serbi. Macut theksoi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vende vëllazërore dhe miqësore, të orientuara drejt bashkëpunimit, respektit dhe prosperitetit të ndërsjellë.

“Pakicat kombëtare janë thesar i vërtetë i këtij vendi, për të cilin jemi krenarë”, tha Macut. Ai falënderoi Këshillin Kombëtar të pakicës kombëtare maqedonase për partneritetin dhe bashkëpunimin e tij.

Related posts

Presidenti sirian falënderon Turqinë, SHBA-në, Arabinë Saudite dhe Katarin për heqjen e sanksioneve të Aktit Cezar

Muhamet Ramadani

Masat kundër Kosovës, Bislimi: 2-3 vende të BE kanë propozuar heqje graduale

admin

Kovaçevski: Me Serbinë jemi shumë afër marrëveshjes për gazin natyror

admin