Disa shpërthime tronditën lagjen Shevchenkivskyi të kryeqytetit ukrainas Kiev, njoftoi sot kryebashkiaku Vitali Klitschko, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klitschko sot në mëngjes shkroi në Telegram se janë dëgjuar shpërthime të shumta në qendër të Kievit.
Nuk ka ende detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.
Disa shpërthime u raportuan gjithashtu në qytetin Dnipro, sipas mediave lokale.
Të dielën, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi inteligjencën ukrainase për kryerjen e, siç e quajti ai, “sulmit terrorist” në urën e Kerçit.
Një shpërthim i madh të shtunën herët goditi urën e Kerçit, që shërben si rrugë kryesore furnizimi për Rusinë dhe e cila u ndërtua pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.