RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kryeqyteti miraton vendimin për faljen e tatimit në pronë në vlerë 75 euro

​kryeqyteti-miraton-vendimin-per-faljen-e-tatimit-ne-prone-ne-vlere-75-euro

Kuvendi Komunal i Prishtinës, me 28 vota pro dhe asnjë abstenim ka miratuar sot propozimin për falje të tatimit në pronë në vlerë 75 euro.

Në seancën e kuvendit komunal, në të cilën nuk morën pjesë asamblistët e LDK-së dhe as kryetari Përparim Rama, partitë politike u dakorduan që shuma e falur për tatimin në pronë të jetë 75 euro, e jo 100 sa ka qenë mundësia e paraparë.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Nora Kelmendi, tha se tatimpaguesit që kanë paguar faturën e tatimit në pronë për këtë vit, shuma e falur do t’i llogaritet si paradhënie për vitin 2024.

“Miratohet vendimi për faljen e tatimit në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023. Falja e tatimit për pronën e paluajtshme vlen për të gjithë tatimpaguesit e kryeqytetit për vitin tatimor 2023. Shuma për faljen e tatimit në pronë do të jetë jo më shumë sesa 75 euro. Në rast se tatimpaguesit kanë paguar faturën e tatimit për pronën e paluajtshme për vitin 2023 shuma e falur llogaritet si paradhënie për vitin 2024”, tha ajo.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi shtatë ditë pas publikimit në ueb faqen e komunës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati publikuar propozimin e tij për falje të tatimit në pronë për vitin 2023, ku parashihej që të falet çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro.

Gjykata Kushtetuese javë më parë vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale, shkruan KP.

Rritja e faturave të tatimit në pronë ka ndodhur pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në fund të vitit të kaluar.

Related posts

OKB-ja: Luftimet në Rafah do ta përkeqësojnë gjendjen humanitare

rezart morina

Rama inauguroi qendrën e re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, reagon Rusia: Qendër kibernetike e orientuar për sulme ndaj nesh!

admin

OBSH bën thirrje për ‘veprim të menjëhershëm’ kundër shurupeve të falsifikuara: Më shumë se 300 vdekje të fëmijëve

admin