RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Kryetari i Dijanetit të Turqisë, Ali ef. Erbash, po qëndron për vizitë në Kosovë

kryetari-i-dijanetit-te-turqise,-ali-ef.-erbash,-po-qendron-per-vizite-ne-kosove

Kryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Ali ef. Erbash, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë.

Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje mysafirit dhe e falënderoi atë për vizitën, e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy institucioneve.

Kryetari i Dijanetit, dr. Ali ef. Erbash, gjatë ditës pritet që të vizitojë edhe Kryesinë e BIK-ut dhe Medresenë “Alaudin”, ku edhe do t’i takojë mualimet e Departamentit të Gruas së BIK-ut. /bislame

Related posts

Iran, një prokuror ndodhet në mesin e disa të vrarëve gjatë protestave

RTI

Ushtria izraelite nis sulm të ri në veri të Bregut Perëndimor

admin

Tri fshatra të thella të Mitrovicës mbesin të izoluara për mungesë transporti

Muhamet Ramadani