Dy astronautë që duhet të ishin kthyer në Tokë javë më parë, thanë të mërkurën se janë të sigurt se sonda hapësinore e firmës Boeing mund t’i kthejë ata në mënyrë të sigurte nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, pavarësisht nga avaritë. Pilotët testues të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, ishin të parët që fluturuan