RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kthimi i palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore mbetet pengesë në bisedimet e armëpushimit

kthimi-i-palestinezeve-te-zhvendosur-ne-gazen-veriore-mbetet-pengese-ne-bisedimet-e-armepushimit

Kthimi i palestinezëve të zhvendosur në veri të Rripit të Gazës mbetet një pengesë në bisedimet e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, sipas mediave izraelite, transmeton Anadolu.

“Kthimi i palestinezëve në veri të Gazës mbetet një pengesë në negociatat”, tha televizioni publik izraelit KAN.

“Deri më tani, nuk ka asnjë zgjidhje për këtë çështje pasi Izraeli refuzon të pranojë kushtet e Hamasit”, shtoi ai.

KAN tha se kthimi i palestinezëve në veri të Gazës “është më i komplikuar” sesa çështja e të burgosurve, lirimin e të cilëve Hamasi e kërkon si pjesë e çdo marrëveshjeje me Izraelin.

Delegacioni izraelit do të kthehet në Izrael nga Katari të enjten pas bisedimeve për marrëveshje shkëmbimi pengjesh me Hamasin.

KAN, duke cituar një zyrtar izraelit, tha se delegacioni po pret një përgjigje nga Hamasi përpara se të kthehet në Tel Aviv nga Doha.

Izraeli ka nisur një ofensivë shkatërruese në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Bombardimet izraelite që pasuan kanë vrarë më shumë se 30.000 palestinez dhe kanë plagosur mbi 70.000 duke shkaktuar shkatërrime në masë dhe mungesë të gjërave elementare.

Hamasi, i cili besohet se mban më shumë se 130 pengje izraelitë, kërkon fundin e ofensivës vdekjeprurëse të Izraelit në këmbim të pengjeve me Tel Avivin.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmet izraelit, ndërsa të gjithë përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

S’kalon propozimi i Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në KS të OKB-së

admin

Kurti: Arrestimi i tre policëve na detyron ta rrisim kontrollin kufitar

admin

Ministri saudit i Turizmit takohet me anëtarët e Presidencës së BeH-së

admin