RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kujdes! Shenja e parë e këtij kanceri mund të shfaqet në urinë, tregohuni të vëmendshëm

kujdes!-shenja-e-pare-e-ketij-kanceri-mund-te-shfaqet-ne-urine,-tregohuni-te-vemendshem

Kanceri i pankreasit është relativisht i rrallë përsa i përket përhapjes së tij, por është ndër format më vdekjeprurëse të sëmundjes. Një ndër arsyet është shfaqja e vonuar e simptomave. Kur kanceri lihet i pazbuluar dhe i patrajtuar, ai mund të përhapet me shpejtësi në indet fqinje.

Sipas ekspertëve të mjekësisë, shumica e njerëzve me kancer në pankreas do të shfaqin shenja të verdhëzës në fazat fillestare të sëmundjes.

“Verdhëza është zverdhja e syve dhe e lëkurës”, – shpjegon Shoqata Amerikane e Kancerit. “Shumica e njerëzve me kancer pankreatik (dhe pothuajse të gjithë njerëzit me kancer ampular) do të kenë verdhëzën si një nga simptomat e tyre të para”.

Kanceri ampular është një kancer i rrallë që formohet në zonën e trupit të quajtur ampula e Vaterit, ku kanali biliar dhe nyja e kanalit pankreatik zbrazen në zorrën e hollë.

“Ndonjëherë, shenja e parë e verdhëzës është urina më e errët. Ndërsa nivelet e bilirubinës në gjak rriten, urina merr ngjyrë kafe”, shton trupi shëndetësor. Bilirubina është një substancë e verdhë-kafe e errët e prodhuar në mëlçi, e cila grumbullohet në gjak kur kanali biliar bllokohet.

Përveç shkaktimit të urinës kafe, ky grumbullim i bilirubinës mund të shkaktojë jashtëqitje me ngjyrë të hapur dhe të yndyrshme ose kruajtje në lëkurë.

Shoqata Amerikane e Kancerit shpjegon: “Bilirubina normalisht ndihmon për t’i dhënë jashtëqitjes ngjyrën e tyre kafe. Nëse kanali biliar është i bllokuar, jashtëqitja mund të jetë me ngjyrë të çelur ose hiri”.

Related posts

Gurët e veshkave nga cistina

admin

Po përpiqeni dhe nuk po ia dilni? Këto janë arsyet përse s’po humbisni peshë

admin

Kjo është arsyeja pse duhet të pini ujë me limon çdo ditë

rezart morina