RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kujdesi ndaj të porsalindurit, një nga shqetësimet që përballen prindërit e rinjë

kujdesi-ndaj-te-porsalindurit,-nje-nga-shqetesimet-qe-perballen-prinderit-e-rinje

Është e zakonshme që të shqetësoheni për mbajtjen e sigurt të të porsalindurit tuaj dhe të mos bëni ndonjë gabim që mund t’a lëndojë atë. Megjithatë, ju nuk duhet të harroni se të qenurit prind është një nga profesionet më të vështira, dhe se përsosshmëria në detyra nuk është e mundur, këshillon Wendy Hasson, pediatre.

E tëra se cka ju duhet është të respektoni ndjenjat dhe shqetësimet e juaja, tregon Karen Gail Lewis, terapsite familjare.

Informohuni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.

Së pari, është e zakonshme të shqetësoheni për mbajtjen e sigurt të të porsalindurit tuaj shkruan Verywell Family.

Por, gjithashtu kini parasysh se shqetësimet e pakontrolluara mund të dërgojnë në rritje të ankthit dhe potencialisht depresion pas lindjes.

“Unë do të sugjeroja të dëgjoni fëmijën tuaj sepse ai do t’ju tregojë saktësisht se çfarë ka nevojë.”, sugjeron Bella Morrelli, nënë e një vajze 1-vjecare.

Ndonëse janë ende të vegjël, foshnja juaj është më e fortë sesa duket. Në fakt, foshnjet kanë reflekse e sinjale që ndihmojnë për t’i mbrojtur dhe për t’i ndihmuar ata të plotësojnë nevojat e tyre.

Më e rëndësishmja prej të cilave është e qara, e cila do t’ju lajmërojë kur fëmija juaj ka nevojë për ju. Ajo sinjalizon edhe nëse janë të mërzitur apo kanë ndonjë dhimbje.

Por, nëse keni pasur frikën se po e lëndoni foshnjen tuaj dhe nuk dini sesi ta mbani atë, mos u shqetësoni. Rreziqet më të mëdha për të porsalindurin tuaj janë infeksionet dhe ngulfatja, thotë Ëendy Hasson, anëtar në bordin e pediatrëve.

Sigurisht që, ju si prindër duhet të asistoni të mbani kokën e tij në mënyrën e duhur, derisa foshnja të jetë e aftë për ta mbajtur vetë.

Related posts

Problemet nga skolioza te fëmijët

admin

Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të hiqni qafe nivelet e kolesterolit të keq

rezart morina

Përmirësoni trurin edhe pa pirë kafe

rezart morina