RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: 14 shkurti 2021 shënoi përmbysjen më të madhe politike e demokratike në Kosovën e pasluftës

kurti:-14-shkurti-2021-shenoi-permbysjen-me-te-madhe-politike-e-demokratike-ne-kosoven-e-pasluftes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 14 shkurti i vitit 2021 nuk është vetëm përvjetori i fitores elektorale të Vetëvendosjes, por sipas tij është datë e përmbysjes më të madhe të politikës demokratike në Kosovën e pasluftës, raporton teve1.info

Kurti gjatë fjalës hyrëse në mbledhjen e Qeverisë, tha se kjo datë shënon revolucionin elektoral, ku sipas tij ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin e drejtësia mbi diskriminimin.

“Mbledhja e 188 e Qeverisë së Kosovës përkon me datën që shënon 3 vjetorin e fitores sonë historike të zgjedhjeve të vitit 2021, ndryshimit të madh demokratik, politik e shoqëror. 14 shkurti nuk paraqet vetëm përvjetorin e një fitoreje elektorale, 14 shkurti është datë e përmbysjes më të madhe të politikës demokratike në Kosovën e pasluftës. Është revolucioni elektoral, ku ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin, drejtësia mbi diskriminimin dhe interesi i përbashkët e publik mbi atë personal e privat”, tha Kurti.

Ai shtoi se për tri vite është dëshmuar se und të qeveriset me duar ta pastra.

“Për këto tri vite është dëshmuar se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit, me duar të pastra e duke ruajtur kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë. Vendi ynë për këto tri vite Ka qenë shembull i vërtetë i guximtit e vendosmërisë së popullit dhe qeverisë tij në përballje me sfida të mëdha që erdhën e kaluan njëra pas tjetrës”, deklaroi ndër të tjera Kurti.

Related posts

Nuk fokusohet dot te çështjet globale për shkak të problemeve të brendshme, BE humb imazh në Azinë Juglindore

admin

Analiza e DW: Kancelari Olaf Scholz nën presion lidhur me raketat Taurus! Refuzon t’i dërgojë në Ukrainë

admin

Alarm në Stokholm, të shtëna me armë zjarri pranë ambasadës izraelite

admin