RTV AHIRETI
Lajme

Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim i qartë

kurti:-anetaresimi-i-kosoves-ne-nato-mbetet-synim-i-qarte

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e priti sot në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Westerlund për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO, ndërkohë që theksoi se anëtarësimi i Kosovës në po këtë organizatë mbetet synim i qartë dhe angazhim i vazhdueshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Westerlund për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe për ndihmën e dhënë për shumë projekte zhvillimore, e përfshirë këtu projektin ‘Ndërtimi i Paqes dhe Avancimi i Agjendës Evropiane’, që menaxhohet nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave/BPRG, e i cili mbështet një numër ekspertësh ndërkombëtarë e vendorë”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/

The post Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim i qartë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Gati 200 trupa u gjetën në varr masiv në spitalin në Khan Younis të Gazës – VIDEO

rezart morina

Ush’tria iz’raelite vret 51 pa’lestinezë gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Ga’zës

admin

Protestat në rrugët e Francës trazuan Evropën

admin