RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet

kurti:-autostrada-e-gjilanit-po-behet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pasditen e sotme ka vizituar nga afër punimet të cilat po realizohen për ndërtimin e autostradës së Gjilanit.

I shoqëruar nga Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, dhe me deputetët Arijeta Rexhepi e Luan Aliu, nga ajo çfarë u pa nga tre llotet e vizituara, kryeministri Kurti ritheksoi bindshëm se Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet.

“I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave sikurse Smallusha që të ketë gjithashtu qasje”, deklaroi kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ai u zotua se do t’i kushtojmë rëndësi punimeve cilësore, por gjithashtu edhe ndriçimit dhe sinjalistikës. Po ashtu falënderoi edhe ministrinë, punëtorët e pronarët e operatorëve ekonomikë të cilët po e përmbushin kontratën me punë cilësore.

Në anën tjetër, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në 8 llotet dhe po bëjnë përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, sepse buxheti është ndarë për këtë dhe vizitat e shpeshta janë inkurajim për operatorët ekonomikë dhe për punëtorët që të punojnë me përkushtim, në mënyrë që kjo të përfundohet sa më shpejtë.

Zëvendësministri shtoi se aktualisht janë në përgatitje e sipër të dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që në vitin e ardhshëm të fillojmë me vazhdimin e kësaj autostrade nga Bresalci deri te Dheu i Bardhë, për t’u afruar kështu me Korridorin 10 në një distancë prej vetëm 10 kilometra.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, falënderoi kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin për angazhimin e vazhdueshëm për përfundimin e autostradës së Gjilanit, projekt ky i cili siç tha kryetari, ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Anamoravën por edhe për gjithë vendin tonë, për shkak të lidhjeve dhe korridoreve ndërkombëtare.

Ai tha se Anamorava dhe Gjilani që ishin në harresë të qeverisjeve të kaluara në kuptim të angazhimit dhe përkushtimin ndaj qytetit, tashmë kanë marrë vëmendjen e duhur dhe projekti është në rrugë të mirë që të përfundojë brenda këtij viti.

Në fund kryetari Hyseni u shpreh se përgatitjet dhe angazhimi i qeverisë është që ky projekt të përfundojë këtë vit, ndërkohë që nga punimet që po zhvillohen në terren, tregojnë që ky intensitet i punimeve do të jetë i pritur në fund me përfundimin total të autostradës deri në Bresalc.

Related posts

Katër të lënduar nga aksidenti ndërmjet trenit dhe një veture

rezart morina

Nuk i respektuan rregullat, policia në Ferizaj ua merr patentë shoferët 13 qytetarëve

admin

Banka Botërore: Humbja financiare e Libanit tejkalon 72 miliardë dollarë

admin