RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Brenda javës do të kemi përgjigje nga Zyra Ligjore e MD-së për nismën e PDK-së

kurti:-brenda-javes-do-te-kemi-pergjigje-nga-zyra-ligjore-e-md-se-per-nismen-e-pdk-se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se brenda javës do të kenë përgjigje nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë dhe departamenti i buxhetit për nismën ligjore të PDK-së për plotësim ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai ka thënë se nisma e PDK-së është duke u trajtuar sipas procedurave.

Kemi një iniciativë nga Grupi Parlamentar i PDK-së, kjo është çështje e Kuvendit të Kosovës që i është drejtuar Zyrës Ligjore për opinion në kryeministri. Tash Zyra Ligjore në kryeministri ka kërkuar mendim nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë, gjithashtu edhe nga departamenti për buxhet në Ministrinë Financave. Kjo është procedura e rregullt. Brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen si mendim të zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë dhe departamentin të buxhetit të MF-së dhe menjëherë do t’i japim përgjigjen Kuvendit dhe do të vazhdojmë me procedurat”, ka thënë Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, raporton teve1.info

Kurti ka thënë se miratimi i deklaratës së përbashkët nga Kuvendi i Kosovës është lajm i mirë dhe tregon se ka vullnet për të ecur përpara.

Ai ka thënë se duhet bërë gjithçka që vendimi të ndryshohet në Apel. Kurti ka thënë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Speciales dhe se nuk ka pritur drejtësi.

“Asnjëherë s’kam pritur drejtësi. Asnjëherë s’e kam ndryshuar qëndrim për gjykatën”, tha Kurti.

Related posts

Umerov emërohet ministër i ri i Mbrojtjes i Ukrainës

Muhamet Ramadani

Rruga “Xhorxh Bush” hapet sot – do të jetë shesh për qytetarët dhe për qarkullimin e trafikut urban

admin

Kryeministri izraelit kërkon vende të rezervuara për ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm në zgjedhjet e ardhshme

Muhamet Ramadani