RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Dënim meritor për të dyshuarit që dhunuan 11-vjeçaren

kurti:-denim-meritor-per-te-dyshuarit-qe-dhunuan-11-vjecaren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se duhet angazhim maksimal të institucioneve për t’i vënë para drejtësisë të dyshuarit që dhunuan 11-vjeçaren.

Kurti shkroi në Facebook të hënën se kryerësit e veprës duhet të marrin dënimin meritor, e se aktet e tilla ndaj fëmijëve duhet të trajtohen me seriozitet të lartë.

“Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale”, shkroi ai.

Kryeministri theksoi se vajza e dhunuar duhet të marrë përkrahje institucionale e përkujdesje maksimale shëndetësore e psikologjike.

“Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër. Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore. Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku”, thuhet tutje në statusin e tij. /koha

Related posts

U tërhoq nga gara për President, Joe Biden: Ishte gjëja e duhur për t’u bërë! E di që lajmi ishte i vështirë për t’u dëgjuar, por…

admin

Vrasja e imamit në Zlipotok, një muaj paraburgim për babë e bir

admin

Më 1 janar, Qeveria organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit nga kuizi i BE-së

Muhamet Ramadani