RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Duhet proces i ri zgjedhor në veri, por jo pa sundim të ligjit

kurti:-duhet-proces-i-ri-zgjedhor-ne-veri,-por-jo-pa-sundim-te-ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i interesuar për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë, por shtoi se dëshiron sundim të ligjit në atë pjesë, raporton teve1.info

Gjatë konferencës për gazetarë, Kurti tha se e kupton që dalja në zgjedhjet e fundit në këto komuna ka qenë e ulët dhe sipas tij legjitimiteti i kryetarëve është larg prej të qenit i dëshiruar, por shtoi se kryetarët tjerë nuk kanë fare legjitimitet.

“Duhet proces i ri zgjedhor. Por nuk mund të shkohet nga rruga me granata të dorës e shok bomba në komuna. Nevojitet proces zgjedhor ku kriminelët përballen me drejtësinë e kandidatët që garojnë e bëjë këtë të pafrikësuar e pakërcënuar. Kjo është oferta ime për zotëri Borrell dhe BE-në duke u bazuar në obligimet dhe përgjegjësinë që kam unë e pres përgjigje nga Brukseli për këtë gjë”, tha Kurti.

Ai gjatë paraqitjes para gazetarëve tha se Lulzim Hetemi nuk ka qenë fare i menduar se do të bëhet kryetar i Leposaviqit, por shtoi se një gjë e tillë u mundësua nga kërcënimet e Beogradit për kandidatët serbë në këtë komunë.

“Presim që Bukseli, Borrell ta vlerësoj gatishmërinë tonë për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, por edhe legjitimitet. Nuk kemi nevojë për një nxitim që na sjell në një dështim të ri, pa fushatë parazgjedhor e të hapur fer e demokratike, nuk mund të jenë të tilla zgjedhjet, jo pa sundim ligji dhe jo pa fushatë të lirë zgjedhore”, tha Kurti.

Related posts

Shqiptarët tani ikin për të punuar! BE dha 39 mijë leje në dy vjet, kryeson Gjermania! Mjekë, infermierë e specialistët të IT po lënë vendet e tyre të punës dhe po emigrojnë me kontrata të rregullta

admin

Lista “Serbia kundër dhunës”: Ishim dëshmitarë të dhunës së paparë zgjedhore

rezart morina

Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë, flasin për bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike

RTI