RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal!

kurti:-eshte-e-papranueshme-kur-clirimtarin-na-e-gjykojne-me-rende-se-agresorin-gjenocidal!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masakruesi i familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, Sasha Cvetjani, ishte dënuar me 20 vite burgim, e që ishte liruar më 2018, për “sjellje të mirë”.

Kurti, përmes një statusi në facebook, tha se ka mijëra serbë që nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që kanë bërë në Ballkan.

“Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh” shkroi kryeministri,

Ai shtoi se është e padrejtë dhe e papranueshme që çlirimarin tonë e gjykojnë më rëndë sesa agresorin gjenocidal.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Masakruesi i familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, i cili vrau 16 civilë shqiptarë të papërfshirë në luftë, anëtari i njësitit famkeq që mori pjesë edhe në Masakrën e Srebrenicës ‘’Shkorpjonët’’, Sasha Cvjetani, u pat dënuar me vetëm 20 vite. Ai madje ishte liruar në vitin 2018, 3 vite e gjysmë para përfundimit të dënimit për siç thuhej “sjellje të mirë’’, edhe pse ka vrarë fëmijë që kanë qenë duke fjetur. Sasha Cvjetani ka qenë pjesë e rezervistëve të Serbisë, që u angazhuan për gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ndërkohë vetëm dje e kuptuam që ai para ca ditësh është arrestuar në Athinë të Greqisë si pjesë e një karteli të drogës.

Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.

E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet.

Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit?

Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit.

Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal. Sot e gjithmonë jemi solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë.

Related posts

Kryediplomati turk Fidan diskuton zgjerimin e NATO-s me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg

admin

Borrell: Rritja e normës së interesit në SHBA rrit rrezikun për recesion

admin

Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, oficerët dhe trupat trajnohen për të qenë në gatishmëri në rast të miratimit të ligjit ushtarak

admin