RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Është e rëndësishme të shtohet numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë

kurti:-eshte-e-rendesishme-te-shtohet-numri-i-ushtareve-te-kfor-it-ne-kosove

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ritheksuar se është e rëndësishme të shtohet numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.

Derisa foli në lidhje me këtë kërkesë, Kurti tha se nevoja për shtim të ushtarëve vjen pas prezencës së grupeve militare e paramilitare pro-ruse në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj ia shtoi edhe kërkesën e parashtruar nga Serbia për kthim të trupave në Kosovë, që megjithatë u refuzua nga KFOR-i.

“Në të njëjtën kohë, kur kemi parë grupe paramilitare pro-ruse si Ujqin e Natës dhe mercenarët e Wagnerit në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, me shenjat e tyre, dhe me parullat që thoshin “Lutjuni zotit dhe mbahuni te Rusia”, kur kësaj ia shtojmë faktin se Serbia kërkoi që të kthehen 1000 ushtarët në Kosovë, besoj që është e rëndësishme që të shtohet numri i ushtarëve të NATO-s”.

“Ne investojmë në mbrojtjen tonë, në FSK dhe mbrojtjen në përgjithësi, po ashtu edhe NATOja që i ka 1300 ushtarë, KFOR në përgjithësi në Kosovë. Është e imja si kryeministër të shpreh gatishmërinë dhe interesimin, por natyrisht se këto janë vendime që merren diku tjetër”, tha Kurti në RTK.

Kryeministri Kurti përmendi edhe investimet që i ka bërë Kosova në mbrojtje, me theks në rritjen e përqindjes së bruto-produktit vendor mbi 1.5% e afër 2 përqindshit, numër ky që është kriter i rëndësishëm i NATOs.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë, kemi shprehur interesimin, mirëpo megjithatë i takon KFOR-it dhe NATO-s se kur e sa e si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë. Le të mos harrojmë se Kosova është në një fazë që po investon vetë në mbrojtje. Vitin e kaluar e kemi rritur buxhetin për mbrojtje për 52%, sivjet edhe për 20% të tjera. Praktikisht e kemi kaluar 1.5 përqind të bruto produktit vendor dhe po shkojmë drejt 2 përqindshit që është një lloj kriteri i NATO’s, shumë i rëndësishëm”, tha shefi i ekzekutivit.

Related posts

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drini

rezart morina

Sauditët u thonë zyrtarëve amerikanë se Irani po përgatit sulm ndaj mbretërisë

admin

DASH: Diskutimet për dinarin duhet të vazhdojnë me urgjencë

admin