RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët në veri ironizojnë me nënkryetarin e Listës Serbe

serbet-ne-veri-ironizojne-me-nenkryetarin-e-listes-serbe

Pas protestës së një grupi qytetarësh dhe aktivistësh politikë fundjavën e kaluar në Mitrovicë veriore, gjatë së cilës publikisht u fol për funksionet dhe të ardhurat e nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, e më pas shpjegimi i tij përmes rrjeteve sociale në të cilin ai mohon akuzat me dokumentet që i ka bashkangjitur – ka reaguar një aktivist tjetër politik në Mitrovicën, por për shpjegimet e Simiqit.

Lideri i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa e serbëve”, Aleksandar Arsenijeviq, sipas “Kossev”, organizoi sot një aksion simbolik në qendër të qytetit – duke vendosur një kuti ku shkruhej “Aksioni humanitar për Igorin”.

“Sot organizuam një aksion humanitar për zotin Igor Simiq pas klithjes dhe deklaratës së tij në Facebook që u raportua nga media të caktuara, përkatësisht se ai nuk punon më as në institucionet e Kosovës, se ka vetëm dy rroga”, tha Arsenijeviq, transmeton Telegrafi.

Ai shton se vetë Igori e dinte që certifikatat që kishte nxjerrë nuk ishin të vlefshme.

“Për shkak se ai punon në punë të përkohshme, dhe si i tillë ai tha në deklaratën e tij se lista Serbe dhe ai e ushqejmë këtë popull (…) Ky popull është gjithmonë këtu për të shprehur humanizmin e tij ndaj secilit prej qytetarëve të tij, dhe për rrjedhojë këtë kontribut vullnetar, njerëzit dhurojnë, për ta ndihmuar atë dhe të tjerët që mendojnë si ai, liderët e Listës Serbe, që ta mbijetojnë këtë periudhë të vështirë financiare për ta”, tha Arsenijeviq.

Ai porositi që qytetarët vetë të afrohen, të flasin dhe të lënë para me komente humoristike.

“Pra, nëse zoti Igor Simiq nuk e pranon këtë donacion, ne do t’i ridrejtojmë paratë për qëllime humanitare”, tha Arsenijeviq, në fillim aksionit simbolik.

Kështu 9,070 e 100 ‘lira’ do të shkojnë për qëllime humanitare, sa janë paratë e mbledhura sot.

Pjesa tjetër e rekuizitave të sjella nga qytetarët me postë do t’i dërgojmë në adresën e shtëpisë së zotit Igor Simiq”, tha Arsenijeviq.

Në anën tjetër, i lutur që ta komentojë këtë veprim Igor Simiq është përgjigjur se nuk mund t’i përgjigjet marrëzive dhe të pavërtetave, duke u falënderuar për pyetjen.

Related posts

Lideri i Koresë së Veriut diskuton bashkëpunimin ushtarak me ministrin rus të Mbrojtjes

admin

Del Indeksi i Korrupsionit nga Transparency International : Ky është pozicionimi i Kosovës

admin6

Algjeria dhe Franca pajtohen të hapin faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe

admin