RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti flet në Vjenë për temën “Kosova si peng i interesave gjeopolitike”

kurti-flet-ne-vjene-per-temen-“kosova-si-peng-i-interesave-gjeopolitike”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimit Ekonomik në Kohë të Vështira”.

Diskutimi nis sot, nga ora 14:05.

Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti, po ashtu do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”.

Diskutim ky që do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00.

Ndërkaq, të martën, Kurti do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë.

Promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal ka qenë qëllimi i Forumit Ekonomik të Vjenës që nga themelimi i tij në vitin 2004.

Nga Forumi bashkëpunimi ekonomik ndërmjet sipërmarrësve nga vendet anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës – Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova. , Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina – është zhvilluar me sukses gjatë gjithë këtyre viteve.

Related posts

Hungaria nuk është e sigurt nëse duhet t’i japë ‘dritën jeshile’ Suedisë në NATO

admin

Kurti në takim me senatorët amerikanë: Kosova mbetet aleate e SHBA-së

rezart morina

Rritet paga mesatare në Shqipëri

rezart morina