RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Rritet paga mesatare në Shqipëri

rritet-paga-mesatare-ne-shqiperi

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri ka shkuar në 66,014 lekë [568 euro].

Sipas Institutit të Statistikave, këto të dhëna janë për tre mujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vihet re një rrije prej 10.8 për qind.

Por edhe pse ka një rritje të pagës mesatare, sërish vijon të ketë një hendek mes sektorëve. Të dhënat tregojnë se një i punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit kanë pagë mesatare 2.15 më shumë se të punësuarit e tjerë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Bujqësia është sektori që ka rritjen më të madhe të pagës mesatare 18.2 për qind krahasuar me një periudhë të një viti më parë, por sërish krahasuar me sektorët e tjerë ka pagën mesatare më të ulët.

Sektorët që ka pësuar rritjen më të vogël të këtij treguesi ekonomik janë grup-aktiviteti i administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, pasi sipas të dhënave shtesa është vetëm 6.2 për qind.

Related posts

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e ngjarjeve kryesore në orët e fundit

admin6

Shefi i mbrojtjes: SHBA-ja nuk beson se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

admin

Studimi zbulon shifrat: 900 milionë të infekuar me Covid në Kinë

admin