RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rrëmbehet një person në Prishtinë

rrembehet-nje-person-ne-prishtine

Një person raportohet se është rrëmbyer në Prishtinë, nga disa persona.

Rasti në Polici është lajmëruar nga një dëshmitar, i cili ka deklaruar se ka parë disa persona duke e futur me dhunshëm në veturë.

Policia ka bërë të ditur se ka kryer hetime në vendin e ngjarjes por nuk ka gjetur veturën. Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si më lartë dhe vazhdon të hetohet”, njofton Policia.

Related posts

Erdogan: Paqja në rajon nuk mund të arrihet pa aktorët kryesorë rajonalë

Muhamet Ramadani

Ancelotti: Bellingham është më i miri në botë

Muhamet Ramadani

OKB: Numër alarmant i fëmijëve të vrarë në Sudan

Muhamet Ramadani