RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti fton Vuçiqin që të nënshkruajnë Marrëveshjen në OKB

kurti-fton-vuciqin-qe-te-nenshkruajne-marreveshjen-ne-okb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së ka ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta nënshkruajnë Marrëveshjen në OKB.

Kryeministri tha se Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial

“Nënshkrimi i Marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Përkundër ofertave të mia të përsëritura, z.Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë, e ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, tha Kurti gjatë fjalimit.

“Kosova kryesisht njihet në të gjithë botën për masakrat dhe spastrimin etnik nga regjimi i Millosheviqit, por pak njerëz e dinë që ky ka qenë vetëm një kapitull i fundi në një histori shekullore të krimeve shtetërore ndaj shqiptarëve të Kosovës”, tha Kurti.

“Historia jonë paraqet njërën prej betejave anti-koloniale të gjithë botës. Gjenocidi në vitet e ’90-ta ishte vetëm kulminacioni i një shtypje që kishe filluar shumë më parë dhe që kishte bërë jehonë te qytetarët e shumë shteteve”

Related posts

Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit

admin

Akuzohet për përdhunimin e dy grave në shesh xhirimi, arrestohet aktori i njohur francez

admin

Kurti i fton mërgimtarët që të aplikojnë për 10 pozita pune në MPJD – VIDEO

admin