RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti konfirmon takimin me Vuçiq gjatë këtij muaji, sqaron edhe termin e marrëveshjes për të pagjeturit

kurti-konfirmon-takimin-me-vuciq-gjate-ketij-muaji,-sqaron-edhe-termin-e-marreveshjes-per-te-pagjeturit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me dakordimin e Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e të pagjeturve.
Kurti tha se formulimi i saktë në anglisht është ata që janë të zhdukur me dhunë dhe kështu është termi i cili është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes.

“Pra edhe atëherë kur deklarohet apo thuhet personat e pagjetur, të zhdukur e që mungojnë gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë.Është shprehja në anglisht e cila tashmë është dakorduar në Bruksel.Së pari do ta analizojmë së bashku me zv/kryeministrin, rezultatet nga takimi i zhvilluar në Bruksel me 4 prill dhe do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill, brenda së cilit do të ketë një takim të nivelit të lartë”,tha Kurti.

Tutje ai tha se në aneksin e marrëveshjes së Ohrit parashihet pikërisht çështja e të pagjeturve.

“Mirëpo po e theksoi se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes kemi një nen i 10-ti që është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme.

Por si një çështje urgjente, në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër parashihet pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta përkatësisht e të zhdukurve me dhunë”,tha ai.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Joseph Borrell nga Bashkimi Evropian ka njoftuar se në takimin e zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe të përfaqësuesit të palës serbe, Petar Petkoviq është arritur dakordimi në lidhje me çështjen e të pagjeturve.

“Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”, tha Borrell.

“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur në takimin e djeshëm të kryenegociatëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh”,deklaroi Borrell.

Related posts

Zelensky sfidon Amerikën: S’po tregoni të vërtetën!

admin

Biden: Mbështetje e palëkundur për Lulën, e ftojmë në Shtëpinë e Bardhë

admin

Hungaria: “Akuzat e padrejta” nuk e ndihmojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO

rezart morina