RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kosova ofron mundësi të shkëlqyeshme për investime

kurti:-kosova-ofron-mundesi-te-shkelqyeshme-per-investime

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se mbështetja dhe roli i mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera të botës kanë qenë jetike për Kosovën, ndërsa ka theksuar mundësitë për investime në vend.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti ka shkruar se për dekada me radhë mërgata ka luajtur rol të rëndësishëm për Kosovën.

“Për dekada me radhë përmasa e mbështetjes dhe roli i mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse bashkatdhetarëve gjithandej botës, kanë qenë jetike për mirëqenien si qytetarë dhe triumfin e Kosovës në luftën për liri dhe angazhimin për shtetndërtim”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova tash ofron mundësi të mira për investime.

“Tash Republika e Kosovës, shtet i pavarur, sovran, demokratik e me zhvillim të qëndrueshëm, ofron mundësi të shkëlqyeshme për investime. Kësisoj, për dallim nga dekada më parë, tash bashkatdhetarët nuk kanë nevojë të sakrifikojnë për të kontribuuar, sepse mund të investojnë për të fituar”, ka shkruar ai.

Kurti ka bërë të ditur se në një mbrëmje të organizuar me Data4X dhe Ed e Barbara Hammel, në rezidencën e Richard Lukajt në Westchester, ka biseduar me bashkatdhetarë, investitorë dhe politikanë amerikanë, përfshirë ish-kryetarin e Hartfordit, Luke Bronin.

“Në mbrëmjen e organizuar me Data4X dhe Ed e Barbara Hammel në rezidencën e Richard Lukajt në Westchester, me bashkatdhetarë, si dhe investitorë e politikanë amerikanë, përfshirë ish-kryetarin e Hartfordit, Luke Bronin, biseduam për mundësitë dhe mënyrat konkrete për investime amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës sonë në këtë drejtim. Republika jonë është partnere në të cilën mund të llogarisin dhe gjejnë mbështetje”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Izraeli ndalon udhëtimin e imamit të Xhamisë al-Aksasë, Shejh Ikrime Sabri

Muhamet Ramadani

Zëvendëspresidentja e Venezuelës sfidon Trumpin, e quan Maduron “të vetmin president”

admin

Polonia akuzon Putinin për dezinformim

admin