RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti mbledh ministrat, kërkon më shumë angazhim në vitin 2023

kurti-mbledh-ministrat,-kerkon-me-shume-angazhim-ne-vitin-2023

Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive, gjatë dy ditëve të kësaj fundjave, kanë zhvilluar punëtori të përbashkët.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, në këto takime, të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit, ministritë prezantuan rezultatet, arritjet dhe sfidat tyre gjatë vitit të kaluar, si dhe planet dhe synimet për vitin 2023.

Kryeministri Albin Kurti i falënderoi anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punë përgjatë vitit 2022. Ai i ftoi ata edhe për më shumë angazhim në vitin 2023 në realizimin e punëve të nisura dhe zotimeve të programit qeverisës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme.

Related posts

Rindërtohet xhamia dhe mejtepi “Mulla Idriz Gjilani” në fshatin Dunav

admin

Pa’lestinë: Lajmet më të fundit

Muhamet Ramadani

Maqedonia e Veriut njofton heqjen e vizave dalëse për muslimanët në kryerjen e Haxhit në Arabinë Saudite

admin