Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Kabineti qeveritar në këtë mbledhje pritet të shqyrtojë 12 pika të rendit të ditës.
Me këtë rast kryeministri Kurti ka deklaruar se brenda dy viteve qeverisje kanë dëshmuar vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
“Kemi dëshmuar bindshëm dhe në vazhdimësi vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe për reforma në drejtësi e administratën publike. Ligji për Këshillin Prokurorial, Ligji për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme – janë disa prej ligjeve që do të jetësojnë reformat e programit tonë qeverisës. Edhe përmes veprimeve tona të përditshme dhe vlerësimeve vjetore të ndërkombëtarëve. Krahas vullnetit dhe guximit për të zbatuar ligjet në fuqi kemi miratuar edhe ligje të tjera që do të jetësonin reformat e programit tonë qeverisës për të cilat qytetarët tanë votuan masivisht dy vite më parë. Ligje të shumta në kuadër të administratës publike janë disa prej këtyre, poashtu edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e strukturave për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit”,tha Kurti.
E sipas tij, jo për rastësi të tëra këto ligje bashkë janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita.