RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në takim me Von der Leyenin kërkon që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës

kurti-ne-takim-me-von-der-leyenin-kerkon-qe-be-ja-t’i-heqe-masat-ndaj-kosoves

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar në Athinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen ia ka cekur Kurtit “nevojën për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementimin e marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve.

“Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurti për nevojën për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementim të marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të ulen barrierat në rajon dhe të sillet Ballkani Perëndimor më afër BE-së”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X” për takimin me Kurtin.

Për takimin ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit. Në njoftim thuhet se Kurti ia kujtuar Von der Leyenit takimin e Bratisllavës më 10 korrik. Ai ka kërkuar nga BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës. Po ashtu për dialogun ka kërkuar që të zbatohen plotësisht dhe pa kushte Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i zbatimit.

“Ai kujtoi takimin e Bratisllavës me 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat”, është thënë në njoftimin e Kryeministrisë.

Von der Leyen ka pasur takim edhe me Vuçiqin, të cilit i ka kërkuar angazhim konstruktiv për shtensionim të situatës në veri.

“Kam folur me presidentin Aleksandar Vuçiq për nevojën për angazhim konstruktiv për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovë dhe për progresin e Serbisë në rrugën drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X”. /koha

Related posts

Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore të sotme në Pa’lestinë

admin

Kryenegociatori i Kosovës takim me shefat e misionit të BE: Fokusi te avancimi drejt statusit kandidat dhe hapja e negociatave!

admin

Apeli ia jep vulën e Partisë Demokratike të Sali Berishës

admin