RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Nuk është e logjikshme, as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa prej BE-së

kurti:-nuk-eshte-e-logjikshme,-as-racionale-te-insistohet-kunder-kosoves-me-masa-prej-be-se

Kryeministri,Albin Kurti gjatë vizitës në Tetovë ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës duhet që të tërhiqen sa më parë.

Ai tha se nuk është e logjikshme, as racionale që të insistohet kundër Kosovës me masa nga më të ndryshme.

“Nuk e di se kur do të tërhiqen masat, besojë që duhet të tërhiqen sa më parë, pasi Kosova është konstruktive. Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, i cili ka rezultuar më marrëveshjen bazike. Pra me 27 shkurt në Bruksel, ne e kemi realizuar marrëveshjen, i ka gjashtë fjali në prambul,i ka 11 nenë që është njohje reciproke defakto. Në marrëveshjen të Ohrit të datës 18 mars ja bashkëngjitëm marrëveshjes bazike edhe një aneks implementimit me 12 pika. Mirëpo është Beogradi zyrtare që e ka shkelur këtë, presidenti i atjeshëm dhe ne e kemi thënë se le ta zbatojnë në plotëni pa kushte dhe sa ma shpejtë. Pra obstruksionet për marrëveshjen që kemi nuk vijnë nga Prishtina.

Në anën tjetër ne deklarime publike ata kanë thënë qartazi se marrëveshjen e pranojnë vetëm në koncept dhe jo në përmbajtje dhe se dëshirojnë një zbatim të pjesshëm të saj dhe jo të plotë. Deskalimi në veri të Kosovës duhet që të pranojmë që në masë të konsiderueshme tashmë ka ndodhur . Ne dy herë nga 25 për qind e kemi zvogëluar praninë e policisë sonë në ndërtesat në tri komunat veri dhe kemi shprehur gatishmëri që të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Prandaj unë besojë që nuk është e logjikshme, as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa nga më të ndryshme, prej atyre financiare deri tek vizitat e nivelit më të lartë…”, tha Kurti në Tv Koha në Tetovë.

Ai tha se qasja ndaj Kosovës duhet të përmirësohet dhe të ashpërsohet ndaj Serbisë, siç e quan ai agresore.

“Ato do të duheshin të tejkaloheshin, të hiqeshin dhe kjo letra e mbi 50 parlamentareve të perëndimit demokratike: SHBA, MB, BE, ku unë besojë që është hapi i duhur në drejtimin e duhur që të përmirësohet qasja ndaj Kosovës e të ashpërsohet ndaj Serbisë agresore, e cila nuk distancohet nga as nga Millosheviqi as nga Putini”.

Related posts

Tragjedi në Bangladesh: Vdesin 19 persona pasi autobusi del nga rruga dhe bie 30 metra në kanal

rezart morina

Rama propozon që për veturën e parë, banorët e kryeqytetit të mos e paguajnë “Prishtina Parking”

rezart morina

SHBA: E mirëpresim marrëveshjen për targat, Kosova e Serbia kanë bërë një hap gjigant

admin