RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti premton 1 miliard euro investime në mbrojtje dhe prodhim dronësh luftarakë

kurti-premton-1-miliard-euro-investime-ne-mbrojtje-dhe-prodhim-dronesh-luftarake

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë ekspozesë së tij para deputetëve ka prezantuar planet e qeverisjes për katër vitet e ardhshme, me fokus të veçantë në sektorin e mbrojtjes.

Kurti ka premtuar një investim prej 1 miliard eurosh në mbrojtje, përfshirë rekrutimin e ushtarëve të rinj, rritjen e numrit të oficerëve, funksionalizimin e fabrikës së municionit dhe zhvillimin e industrisë ushtarake vendore.

Ai ka njoftuar gjithashtu planet për prodhimin e dronëve luftarakë “Made in Kosova”.

“Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishopjmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, ka premtuar Kurti.

Related posts

Policia e Kosovës konfiskon armë në veri, një ish-zyrtar policor i ndaluar

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Turqia këtë vit parandaloi hyrjen e 143 mijë emigrantëve të parregullt

admin

Moska thotë se s’e njeh Gjykatën e Hagës për krimet e luftës

Muhamet Ramadani