RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti priti në takim Nënsekretarin e Përgjithshëm për Operacionet e Paqes të Kombeve të Bashkuara

kurti-priti-ne-takim-nensekretarin-e-pergjithshem-per-operacionet-e-paqes-te-kombeve-te-bashkuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar pasditen e sotme me Nënsekretarin e Përgjithshëm për Operacionet e Paqes të Kombeve të Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix.

Kjo ishte vizita e parë e Lacroix në vend. Në njoftimine Qeverisë thuhet se Kurti e informoi Lacroix për arritjet e fundit në vend dhe shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e agjencive të OKB-së në Kosovë.

“Ai po ashtu foli për mënyrat se si Kosova po punon për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. Lidhur me këtë, z. Lacroix përgëzoi Kosovën për përpjekjet e fundit për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe të drejtave gjinore në vend, duke thënë se rezultatet janë të dukshme. Lacroix tha se Kosova vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të OKB-së për të zhvilluar më tej këto synime demokratike”, thuhet në njoftim.

Related posts

Pas vrasjes së liderit Hassan Nasrallah, Izraeli ekzekuton një zyrtar tjetër të lartë të Hezbollahut

admin

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

admin

Turqia ndan donacion një milion dollarë amerikanë për FSK-në

admin