RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin se kulla nuk gjunjëzohet, Kosova nuk nënshtrohet

kurti:-qendresa-ne-gllogjan-i-dha-serbise-mesazhin-se-kulla-nuk-gjunjezohet,-kosova-nuk-nenshtrohet

Kryeministri Albin Kurti e ka përkujtuar Epopenë e Dukagjinit në 26-vjetorin e saj, duke thënë se qëndresa në Gllogjan i ka dhënë Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet.

“Sot kujtojmë dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Sakrificën e tyre e nderojmë ҫdo ditë me respektin më të lartë. Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit “po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë”.

Related posts

Osmani nuk do të dekretojë Ligjin për pagën minimale, pret vendimin e Kushtetueses

rezart morina

Erdoğan zotohet të “fshijë gjurmët” e tërmeteve të 6 shkurtit

admin

Italia: Orban i lirë të zgjedhë vizitat, por të mos cenojë unitetin e BE-së

rezart morina