RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Reciprociteti zbatohet nga 1 shtatori në koordinim me ndërkombëtarët, barrikadat ateruan nga Beogradi e Rashka

kurti:-reciprociteti-zbatohet-nga-1-shtatori-ne-koordinim-me-nderkombetaret,-barrikadat-ateruan-nga-beogradi-e-rashka

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës pas zhvillimeve të shumta në veri të vendit.

Kurti tha se ajo që është dashur të ndodhë para 11 vjetëve u fillua të zbatohet tani.

“11 vjet ka pasur pritje e tash për më pak se një muaj ka nxitim.Ky muaj qenka shumë më i rëndë se sa 11 vjet. Më 29 qershor, Qeveria mori dy vendime, me këto vendime themi qartë se do të fillojë shndërrimi i tabelave për automjetet nga koha e Millosheviqit, ato PR,KM,PZ etj, në targa të Kosovës.Kemi dhënë muajt gusht dhe shtator si afat për këtë gjë, në mënyrë që më 1 tetor të mos kemi më automjete me ato targa.Tash, përveç kësaj e kemi pasur edhe vendimin që thotë se duhet të ketë një dokument për të gjithë qytetarët me dokumente të lëshuara nga Serbia, që kur të hynë në Kosovë me atë dokumente të mund të identifikohen karshi autoriteteve tona.Kjo për shkak se edhe në Serbi, zbatohet e njëjta gjë. Çdo qytetar kur e kalon kufirin me Serbinë, ia japin një dokument më të cilin thonë se këtë duhet ta përdorësh në këtë territor.Ne më 1 gusht kemi lëshuar 2 mijë e 679 dokumente të tilla, mesatarisht prej 20 sekondash, kurse në Serbi shpesh herë deri në 1 orë.E këto vetëm për ti marrë shpesh herë para për të kaluar kufirin”,deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.

Ai tha se për shkak të fushatës së madhe të dezinformimi nga Beogradi, kanë pranuar nga faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropiane që të shtyjnë zbatimin deri në shtator, për shkak të fushatës së tmerrshme të dezinformimit, jo për shkak të mungesës së fushatës nga ana e Kosovës.

“Nuk ka pasur qytetarë që ka dashur të informohet e nuk është informuar.Është folur për operacionin “Stuhia”, për ferrin e serbëve në Kosovë e të tjera. Është ngritur fushatë e tillë që të shkaktohej jo e së dielës, ku brenda minutave u ngritën barrikadat. Nuk janë barrikada që ngriten nga poshtë, por barrikada që aterojnë nga lart. Janë nga Beogradi dhe në takimet në Rashkë që i kanë sjellur ato.Ne me punë, me angazhim gjithçka do ta përmbyllim mirë. Para një viti dhe çdoherë më herët, çdo qytetar i Kosovës kur e ka kaluar kufirin është dashur të paguajë 5 euro për tabela të përkohshme, ne vendosëm reciprocitetin,i hoqëm tabelat e përkohshme, s’i kemi as ne, por vetëm letrat nxitëse.

Për ne më mirë është të hiqen edhe ato letra, për shkak se nuk janë në fushën e standardeve ndërkombëtare, shenjat e tilla të identifikimit.Nga 5 euro kanë paguar qytetarët, nuk paguajnë më. Edhe atëherë kishte tensione, edhe tash, mund të ketë edhe në të ardhmen, por jemi të vendosur në këtë që bëjmë.Ndërkaq në anën tjetër, edhe me sa më shumë komunikim me faktorët ndërkombëtarë dhe besoj se në rrethanat që ndodhemi kemi marrë vendimin më të duhur”,tha ai.

Kurti theksoi se kanë mbështetjen e Amerikës dhe se vendimet e Qeverisë fillojnë së zbatuari më 1 shtator.

“Kemi mbështetjen amerikane dhe vendimet e Qeverisë fillojnë së zbatuari më datën 1 shtator, meqë rast të dielën e 31 korrikut është parë edhe nga ata që kanë pasur dyshime për strukturat ilegale të Serbisë, që janë banda kriminale dhe është parë që Kosova mund të zbatojë dokumentin në vendkalime kufitare në mënyrë rekorde, gjithçka e digjitalizuar merreni me mend për 20 sekonda. Ky është pozicion shumë i favorshëm për në shtator. Derisa diskutojmë sot me opozitën, më mirë do të ishte në gusht, por më mirë më 1 shtator sesa hiç, por edhe më mirë më 2011, kur jeni marrë vesh në Bruksel. Nuk mund të aktrojmë nxitimin, në muajin e pushimeve gusht për një gjë që është tash e 11 vite”,shtoi ai.

Kurti tha se kurrë më shumë luftim të korrupsionit e krimit në veri nuk ka patur. Ai i është kundërpërgjigjur edhe kritikave të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, teksa nuk la pa përmendur edhe Milan Radojiciq.

“Më lejoni t’ua them me përgjegjësi të plotë, se kurrë s’ka pasur më shumë luftim të krimit e korrupsionit në veri se sa tash. E kemi realizuar qëllimin? Jo. Por luftim më shumë s’ka pasur kurrë. Para disa viteve kryekrimineli atje, është pritur në zyrën e kryeministrit në Prishtinë, e sot ka fletëarrest. Pra është dallim shumë i madh. S’është në veri të Kosovës, por është në Serbi. Ka ardhur në veri për një video. Prandaj mos na shitni moral e patriotizëm se ju njohim mirë”.

Related posts

Ndërroi jetë ish-imami i xhamisë së fshatit Pagarushë të Malishevës, Vehbi ef. Kryeziu.

admin

Diplomohet grupi i parë shofereve të trenave në Arabinë Saudite- VIDEO

admin

Ish-trajneri i “The Voice of Holland” dënohet me dy vjet burg për përdhunim dhe sjellje të pahijshme s*ksuale

admin