RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takoi Sekretaren e Gjermanisë në Ministrinë e Mbrojtjes, flasin për siguri

kurti-takoi-sekretaren-e-gjermanise-ne-ministrine-e-mbrojtjes,-flasin-per-siguri

Kryeministri Albin Kurti, priti Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Möller, e cila në kuadër të delegacionit përcjellës ishte e shoqëruar edhe nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rhode, raporton teve1.info

Sipas komunikatës për medie të Qeverisë së Kosovës, Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes duke theksuar rolin dhe rëndësinë që Bundeswehr ka luajtur për sigurinë e vendit përmes misionit të KFOR-i në Kosovë dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kontingjenti i KFOR-it gjerman vazhdon të jetë më i madhi në Kosovë.

“Ai e njoftoi për vëmendjen që i është dhënë mbrojtjes gjatë qeverisjes së deritanishme, buxhetin që i është ndarë Ministrisë së Mbrojtjes, i cili këtë vit ishte mbi 200 milionë euro apo më shumë se 2% e Bruto Produktit Vendor, dhe rritjen e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Gjermaninë dhe mbështetjes së vazhdueshme të KFOR-it me qëllim garantimin e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.

Gjatë takimit u diskutua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Greqi, kreu i opozitës Alexis Tsipras jep dorëheqje nga drejtimi i partisë

rezart morina

Schmidt bën ndryshime në Ligjin zgjedhor të Bosnjës

admin

Senatori amerikan mbështet shitjen e avionëve F-16 ndaj Türkiye-s

admin