Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pritet të udhëtojë drejt Turqisë.
Telegrafi mëson se ai do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Zyrtarisht nuk dihen arsyet e këtij takimi.
Ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Erdogan ka premtuar se Ankaraja do t’i kërkojë Prishtinës respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.
Ai tha se nuk është e pritshme që Turqia ta ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën, por se sipas tij, është e rëndësishme që Serbia ta ruajë paqen e të mos ketë incidente.
Ndryshe, ky është takimi i parë i Kurtit me Erdogan në cilësinë e kreut të Qeverisë.