RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Kurti të premten në Turqi, pritet të takohet me presidentin Erdogan

kurti-te-premten-ne-turqi,-pritet-te-takohet-me-presidentin-erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pritet të udhëtojë drejt Turqisë.

Telegrafi mëson se ai do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Zyrtarisht nuk dihen arsyet e këtij takimi.

Ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Erdogan ka premtuar se Ankaraja do t’i kërkojë Prishtinës respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.

Ai tha se nuk është e pritshme që Turqia ta ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën, por se sipas tij, është e rëndësishme që Serbia ta ruajë paqen e të mos ketë incidente.

Ndryshe, ky është takimi i parë i Kurtit me Erdogan në cilësinë e kreut të Qeverisë.

Related posts

Kanosi policët pasi u kap duke kontrabanduar cigare

Muhamet Ramadani

Pas hedhjes së balonave me plehra, Koreja e Jugut pezullon marrëveshjen e paqes me Korenë e Veriut

admin

“Tjetër masakër e tmerrshme ndaj civilëve”- Shefi i politikës së jashtme të BE dënon operacionin në Gaza, i përgjigjet ministri izraelit: Turp të kesh!

admin