RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian

kurti-urohet-nga-homologu-hungarez:-te-perkushtuar-ta-mbeshtesim-kosoven-drejt-integrimit-evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pasdite, nëpërmjet ambasadorit Laszlo Istvan Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Pater Magyar, për mandatin e ri qeverisës.

“Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, citon kryeministria të ketë thënë Magyar.

Kryeministri hungarez thuhet të ketë rikonfirmuar përkushtimin e vendit të tij për sigurinë e Kosovës dhe citohet të ketë shprehur mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës.

“Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, njofton Kryeministria, duke iu referuar letrës së kryeministrit Magyar.

Related posts

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i kolonëve në Qusra të Nablusit

admin

Një hartë që shqetëson: Evropa me të kuqe, Ballkani në prag të greminës

Irfan Jahiu

Turqia arreston 26 persona të dyshuar për lidhje me ISIS

admin