Një shtetas kosovar, i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar për vepër penale që lidhet me narkotikët, është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi i personit me inicialet Sh.H. është realizuar më 9 tetor 2026, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ai dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Prishtinës, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Policia ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse të të dyja shteteve.

