RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti vizitoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës: Nuk ka proces më të rëndësishëm për planifikim sesa regjistrimi i popullsisë

kurti-vizitoi-agjencine-e-statistikave-te-kosoves:-nuk-ka-proces-me-te-rendesishem-per-planifikim-sesa-regjistrimi-i-popullsise

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot zyrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t’u njoftuar me punën e Agjencisë në planifikimin dhe realizimin e procesit madhor të regjistrimit të popullsisë, që do të fillojë në muaji prill 2024.

I shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri pa për së afërmi proceset teknike të përfunduara nga ASK, e që luajnë rol kyç në organizimin e procesit dhe mbarëvajtje e tij.

Numri i regjistruesve dhe monitoruesve bashkë me tabletët dhe pajisjet e nevojshme për regjistrim tashmë janë është gati. Kryeministri tha se nuk ka proces më të rëndësishëm për planifikim sesa regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave dhe ofroi mbështetje të plotë për ASK-në ashtu që censusi të zhvillohet me përpikëri të nevojshme e sipas standardeve të EUROSTAT-it.

Ushtruesi i detyrës së ASK-së, Avni Kastrati, bashkë me ekipin e drejtorëve të ASK-së, njoftoi Kryeministrin për hapat e radhës në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, përfshirë organizimin e regjistrimit të diasporës përmes platformës e-Kosova.

Kryeministri falënderoi ASK-në për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Qëndrojmë së bashku në realizimin e këtij projekti të madh, regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Related posts

Portugalia merr masa ekstreme nga thatësira, fillon racionimi i furnizimit me ujë

admin

Borrell: Tejet i alarmuar me arrestimet e serbëve në veri dhe marshimin e FSK-së

admin

Një 4 vjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

rezart morina